Fillon Menaxhimi Elektronik i Kontratave për Barna

E publikuar: 22/03/2018 16:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fondi për Sigurime Shëndetësore nga sot ka filluar të bëjë menaxhimin e kontratave për barna dhe material shpenzues.

Në një njoftim të ministrit të Shëndetësisë Uran Ismaili thuhet se menaxhimi i kontratave do të bëhet përmes një sistemi elektronik që është aktivizuar sot.

“Ky sistem do ta mundësojë monitorimin elektronik të të dhënave të detajuara të kontratës, në të gjitha fazat e saj. Ky sistem do të na njoftojë 120 ditë (4 muaj) para skadimit të një kontrate, në mënyrë që ne të kemi kohë të mjaftueshme për përgatitjen e një kontrate të re dhe të mos mbesim në mungesë të ndonjë bari”, shkroi Ismaili në facebook.

Ismaili shkroi se këto ndryshime të cilat po bëhen në sistemin shëndetësor janë ndryshime për të cilat ka nevojë dhe për të cilat po punohet çdo ditë për t’i realizuar./kallxo.com/