Fillon ekzekutimi i pagave për disa kategori, pas situatës së krijuar nga Koronavirusi

E publikuar: 19/06/2020 10:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pako Fiskale Emergjente po zbatohet si përkrahje ndaj qytetarëve dhe bizneseve shkak i dobësimit ekonomik i shkaktuar nga pandemia.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka thënë se po vazhdon zbatimi i masave për përkrahje financiare të bizneseve dhe punëtorëve për shkak të situatës ekonomike si rezultat i pandemisë

10,668 qytetarë kanë marrë përkrahjen financiare gjatë këtij muaji, njofton Ministria e financave.

“Ministria e Financave njofton opinion që është duke u vazhduar zbatimi i masave për ndihmë bizneseve dhe punëtorëve. Bazuar në përfundimin e procedurave vlerësuese të Komisioneve përkatëse dhe aprovimeve të aplikacioneve, Ministria e Financave nga data 12.06.2020 deri më datën 17.06.2020 ka ekzekutuar pagesa për rreth 10,668 qytetarë”, thuhet ndër tjerash në njoftim.

Pako Fiskale Emergjente dhe Pako për Rimëkëmbje Ekonomike janë dy mekanizmat momentale të shtetit për ringjallje të ekonomisë pas goditjes që e ka marrë nga pandemia. /Insajderi.com/

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Ministria e Financave njofton opinion që është duke u vazhduar zbatimi i masave për ndihmë bizneseve dhe punëtorëve. Bazuar në përfundimin e procedurave vlerësuese të Komisioneve përkatëse dhe aprovimeve të aplikacioneve, Ministria e Financave nga data 12.06.2020 deri më datën 17.06.2020 ka ekzekutuar pagesa për rreth 10,668 qytetarë. Pagesat janë ekzekutuar për masën 3 (mbulimi i shpenzimeve të pagave mujore të punëtorëve në shumë prej 170 euro); për masën 7 (shtesa për punëtorët e dyqaneve ushqimore, furrave, dhe barnatoreve në shumë prej 100 euro); për masën 8 (pagesa e punëtorëve të cilët kanë humbur vendin e punës për shkak të situatës së emergjencës së shëndetit publik në vlerë prej 130 euro) dhe për masën 14 (pagesë prej 130€ për punëtorin e regjistruar për dy muajt pasues për shoqëritë tregtare që regjistrojnë punëtorët me kontratë pune së paku 1 vjeçare gjatë situatës së pandemisë).

Po ashtu, Ministria e Financave njofton që në proces të trajtimit janë edhe kërkesat tjera për pagesa, në koordinim midis komisioneve përkatëse dhe ministrive të linjës përgjegjëse dhe këto pagesa së shpejti do të realizohen.

Krahas listës prej 2629 përfituesve të aprovuar pardje, sot nga Komisioni është aprovuar edhe lista tjetër prej 985 përfituesve për masën 3b ku sipas Planit Operacional, këta persona do të përfitojnë 50% të Qirasë Bruto. Kjo pagesë do të aprovohet së shpejti dhe masa menjëherë do të ekzekutohet nga Ministria e Financave.

Ne jemi në proces të konsolidimit të komisioneve dhe presim që së shpejti t’i adresojmë të gjitha aplikacionet dhe t’i paguajmë ato që janë aprovuar.