Figurat e mëdha të futbollit e vlerësojnë lartë Fadil Vokrrin

E publikuar: 10/06/2018 10:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Figura të mëdha të futbollit kanë lartësuar lartë Fadil Vokrrin.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës dje (e shtunë) ndërroi jetë pas një sulmi në zemër.

Ish trajneri i Prishtinës së artë, legjendari Çiro Bllazheviq e ka cilësuar veten me fat se ka pasur rastin të punojë me Fadil Vokrrin.

“Ende e kujtoj popullaritetin e tij dhe popullarizimin e përgjithshëm dhe dashurinë që publiku kishte për të. Nuk ishte vetëm një futbollist i talentuar, por një burrë. Një qenie njerëzore e cila me tiparet dhe karakterin e tij, ka tronditur masën. Kur i do njerëzit, atëherë edhe ata të duan ty. Ka qenë shumë, shumë emocional” ka deklaruar Çiro Bllazheviq për Index.hr teksa ka kujtuar Fadil Vokrrin dhe Prishtinën e artë, transmeton lajmi.net

Ka qenë një nga aventurat më të bukura në jetën time. I gjithë qyteti jetonte për klubin. Dhe sot, nga gjenerata në gjeneratë kjo histori transmetohet për epokën e paharruar. Sot ndjej kënaqësi të madhe për periudhën që kam kaluar me Fadil Vokrrin në Prishtinë”, ka shtuar 83 vjeçari.

“Fadil Vokrri ishte dhe do të mbetet personalitet historik i kohës sonë”, përfundon Blazheviq.

I pikëlluar është deklaruar edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino në telegram ngushëllimin drejtuar familjes Vokrri dhe FFK-së.

“Jam shumë i pikëlluar nga ky lajm dhe në emër të komunitetit të futbollit mbarë botëror, dhe në emër timin, shpreh ngushëllimet më të thella për familjen e Fadil Vokrrit”.

“Ai ka qenë pioner në shumë mënyra: ai ka arritur karrierë të madhe ndërkobmëtare, ka luajtur në klube të ndryshme dhe në kampionate të ndryshme të nivelit të lartë në një kohë kur kjo nuk ishte aq e zakonshme sikur sot. Dhe, po ashtu, ai ka vënë bazat e njohjes së Kosovës nga FIFA”.

“Për këtë duhet energji e jashtëzakonsme, besim dhe fuqi e sakrificës. Fadili i kishte të gjitha këto, ai ishte ky lloj njeriu: Një shembull i entuziazmit dhe përkushtimit, një lider i mrekullueshëm të cilin jam krenar që e kam njohur dhe kam punuar”, u shpreh Infantino.

“Nuk arrij ta besoj por qenka e vërtet. Sot kemi humbur një njeri të madh të futbollit, një njeri të mrekullueshëm. U prehsh në paqe miku im, FADIL VOKRRI!”, ka shkruar Armando Duka në Facebook.

“Ne jemi të tronditur dhe shumë të pikëlluar për të dëgjuar për kalimin e Fadil Vokrrit. Ai ishte një futbollist i shquar që gëzonte një karrierë më të shquar dhe u bë administrator i futbollit dhe president i federatës shtetërore, i kalibrit më të lartë. Fadili ishte figura kryesore në zhvillimin e futbollit të Kosovës që çoi në Federatën e Futbollit të Kosovës duke u bërë anëtar i UEFA-s në 2016. Në periudhën që prej atëherë, ai kishte udhëhequr integrimin e shoqatës brenda UEFA-s me aftësi dhe përpjekje të madhe. Në emër të futbollit evropian, dëshiroj të shpreh simpatinë më të thellë për familjen e tij, Federatën e Futbollit të Kosovës dhe komunitetin e futbollit të Kosovës”, shkruhej në mesazhin e Aleksander Čeferin, presidentit të UEFA-s.

Për vdekjen e Vokrrit, ka ngushëlluar edhe ish trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni de Biasi.

“Me dhimbjen me te madhe po perjetoj edhe lajmin pwr ndarjen e parakoheshme nga jeta te mikut tim Fadil Vokrri, presidentit te Federates se Kosoves ne futboll. Vetem pak dite me pare u takuam ne Zyrih dhe pame ndeshjen bashke. Me duket e pabesueshme qe ai nuk eshte me fizikisht mes nesh.  Me respektin me te madh i percjell familjes, miqve dhe te afermve ngushellimet e mia me te sinqerta! Lamtumire Fadil!  U prehsh ne paqe!”, ka shkruar De Biasi në Facebook.

“Jam rritur duke më treguar babai se si keni qenë zëri e një kombi, më tregonte që Fadili ishte i pakapshëm për të tjerët, legjendë dhe golashënues fantastik!”.

“Humbje e madhe për të gjithë ne. Ngushëllime familjes Vokrri, miqve, bashkëpunëtorëve, lojtarëve të gjeneratës së artë, Federatës së Futbollit të Kosovës … Lamtumirë legjendë”, ka shkruar Lorik Cana në Instagram./Lajmi.net/