FIFA planifikon heqjen e barazimit

E publikuar: 15/12/2016 15:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) po mendon për një projekt revolucionar për kampionatet e ardhshëm botërorë.
Qeveria e futbollit ka hedhur idenë e heqjeve të barazimeve në ndeshjet në grupe, me synimin që të evitojë kombinacionet e rezultateve të disa skuadrave në dëm të kundërshtarëve.

Ideja është që nëse sfidat e grupeve në fazën finale të një Botërori përfundojnë në barazim, atëherë skuadrat t’i drejtohen gjuajtjeve të 11-metërshave.

Një ide kjo që ka shumë të ngjarë që të diskutohet në mbledhjen e Këshillit të FIFA-s që do të mbahet në 9 dhe 10 janar dhe ku do të flitet edhe për rritjen e numrit të pjesëmarrësve në Botëror në 40 apo 48 skuadra.

Ato që bëhen pengesë në këtë pikë janë pikërisht klubet më të rëndësishme evropiane, të cilat e kundërshtojnë me forcë këtë plan. /Express/