Fero ofendo Arbenitën: ‘Fuck you’ ose shqip “Ik q*hu”

E publikuar: 29/02/2020 03:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Reperi Fero ka shpërthyer keq në një foto që ka publikuar e dashura e tij Arbenita Ismajli. Veshur vetëm me të brendshme, dhe me një xhaketë xhins të hedhur mbi shpatulla, modelja duket shumë joshëse por ankohet se po i mbarojnë fotot që i ka shkrepur i dashuri i saj.

“Mbarova 272661 fotot që më bëri i dashuri, kjo ishte e vetmja e mirë,”– shkruan modelja krah fotos.

I prekur nga kjo gjë, Fero ka komentuar poshtë saj dhe shkruan: Ik q*hu! Në gjuhë angleze.

Sërish modelja s’ia ka lënë mëngët. “Çfarë? Ke nevojë të mësosh, por unë gjithsesi të dua,“- shkruan ajo më tej.

Arbenita dhe Fero janë ngë nga çiftet më të shumë përfolur për shkak të ndarjeve dhe bashkimit që kanë pasur së bashku. Ata janë bërë pjesë e mediave rozë për shkak të krizave të shumta, dhe personave të tretë që kanë hyrë mes tyre.