Fermerit nga Dragashi i vidhen 70 dele, me blegtori ai mbante familjen

E publikuar: 26/07/2020 21:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fermerit nga Kuklibegu i Dragashit i zhduken rreth 70 copë dele në bjeshkët e Opojës. Policia thotë se rasti po hetohet, ndërsa Nesim Halimi, me blegtori mbante familjen. Delet iu zhdukën në natën e 20 korrikut kur pronari zbriti nga stanet për një rast vdekje në familje.

Nesim Halimi nga fshati Kukligeg i Komunës së Dragashit kishte dy muaj që me delet e tij kishte dalë në bjeshkët e Opojës. Me datën 20 korrik pasi i kishte mbyllur bagëtitë në ahur, u detyrua të kthehej në shtëpi se siç tha ai, kishte rast vdekje.

Kur u kthy të nesërmen, thotë se i mungonin 70 kokë bagëti.

‘Te stani i kam lënë, kur jam kthy të nesërmen s’ishin”, tregoi ai për RTK’në.

Siç tregon ai, një gjë e tillë nuk ka ndodhur më parë në familjen e tyre. Policia është duke u marrë me këtë rast.

Familja Halimi ruajtjen dhe kultivimin e bagëtive e kishte biznes të vetëm të familjes. Me shitjen e djathit dhe qumështit mbijetonin.