Fëmija që po çmend Beogradin: Ulet në lokal i veshur me “Shqipërinë e Madhe”

E publikuar: 09/08/2017 08:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një skenë e pabesueshme është kapur në një lokal në qendër të Beogradit në një fotografi.

Fotoja tregon qartë një djalë që rri ulur në banak, me një bluzë në të cilën është vizatuar harta e “Shqipërisë së Madhe”, shkruan sot portali serb Telegraf.

“Sot isha i detyruar të regjistroj këtë skenë … pa dashur të polemizoj rreth asaj se sa shqetësuese mund të duket kjo, do të parashtroj një pyetje se çfarë do të ndodhte sikur se një djalë serb do të kishte veshur në Tiranë një këmishë me një hartë të “Serbisë së Madhe?”. Më shqetësuese është indoktrinimi i fëmijëve në një moshë të re”, shkroi Leo Pajkiç. biri i Isidora Bjelica (shkrimtare dhe fytyrë publike) në përshkrimin e fotos.
Edhe në komentet që janë shkruar më poshtë, përdoruesit e rrjeteve sociale po pyesin të njëjtën gjë.

“Abuzimi klasik i fëmijëve! Ky djalë ndoshta nuk e ka idenë se çfarë ka veshur, ose çfarë do të thotë ajo hartë në këmishën e tij? Për prindërit e tij padyshim se më e rëndësishme është që të provokojnë serbët në mes të kryeqytetit serb, sesa skenari ogurzi që mund t’i ndodhë fëmijës”, është vetëm një prej komenteve.

Imazhi është regjistruar në sheshin “Slavij”, një nga pjesët më të ngarkuara të qytetit, në pikë të ditës, vazhdon portali.Çdo gjë po ndodh vetëm disa ditë pasi u njoftua se Ismail Morina, i njohur si Ballisti, i cili tre vjet më parë kishte lëshuar dronin me flamurin e “Shqipërisë së Madhe” në stadiumin e Beogradit në ndeshjen midis ekipit kombëtar të Serbisë dhe Shqipërisë, nuk do të ekstradohet në Serbi.