Fejzullahu e pranon se në Kosovë kanë operuar kompani pa licencë: S’kemi mundur të bëjmë asgjë

E publikuar: 30/09/2022 15:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), Ymer Fejzullahu, ka thënë është përgjegjës vetëm nga gushti i vitit të kaluar pwr punwn e kwtij institucioni, raporton Ekonomia Online

Në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës, Fejzullahu ka thënë se në mungesë të Bordit e kanë pasur të pamundur t’i shqyrtojnë shumë lëndë.

Deputeti i PDK-së Ferat Shala e pyeti nëse në Kosovë kanë operuar kompani pa licencë.

“A keni njohuri kanë operuar kompani pa licencë. Sa kompani kanë operuar në këtë fazë që po hetojmë ne si komision, pra pyetja ime është se sa kompani kanë operuar dhe shuma e tyre e qarkullimit”.

Fejzullahu, e ka pranuar se në Kosovë kanë operuar tregtarë për shit-blerjen e energjisë gjatë periudhës së krizën energjetike në vend.

“Kemi pas disa tregtarë që kanë operuar pa licencë edhe pas periudhës që ne jemi bashkuar si furnizues me Shqipërinë. Nuk e di sa është numri, e kemi informatë që ka pasur.

Fejzullahu i pyetur nga deputeti i PDK-së, Ferat Shala, Fejzullahu ka thënë se ka qenë të paktën një kompani që ka vepruar pa licencë në Kosovë.

“A jeni në njohuri që kanë shërbyer kompani pa licencë në Kosovë? Sa kompani ka pasur, cilat janë ato dhe cili është dëmi?”, ka pyetur Shala.

“Nuk e di saktë sa është numri. Po, ka pasë. E kemi informatën që ka pas. Si e kemi kuptuar, u kemi dërguar informatën të gjithëve dhe u kemi kërkuar që të licencohen në Kosovë”, ka thënë Fejzullahu.

I pyetur se cili ka qenë dëmi material e financiar që iu ka bërë Kosovës, Fejzullahu ka thënë se nuk e di saktësisht.

Tutje, Fejzullahu foli edhe për këtë periudhë që kanë funksionuar pa Bord.

“Ju e dini se ZRRE është i pavarur dhe i përgjigjet Kuvendit. Prej dhjetorit ne nuk kemi pas kuorum, nuk kanë mundur të marrim vendime për shkak të mungesës së kuorumit. ZRrE është kompletuar në gusht të vitit 2021, dhe si e tillë unë jam kompetent për këtë periudhë”

“Në mungesë të bordit kemi pasur një grumbullim të lëndëve. Poashtu është edhe çështja e energjisë. Që nga marrja e mandatit e kemi hapur shqyrtimin tarifor me qenëse në mungesë të bordit nuk kemi mundur ta bëjmë më herët”, tha ai.