Familja e kërkonte prej vitesh, gjendet i vdekur 58-vjeçari

E publikuar: 07/08/2021 21:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një 58-vjeçar që rezultonte i zhdukur prej tre vitesh është gjetur i vdekur brenda një fuçie të mbyllur.

Mediat greke shkruajnë se trupi i 58-vjeçarit është gjetur sot, në brigjet e lumit Platanian në Rethymno, Kretë.

Analizat kanë zbuluar se brenda fuçisë së mbyllur ishte gjithçka që kishte mbetur nga burri që kërkohej prej tre vitesh.

Sipas ekspertizës së bërë, në trupin e viktimës nuk është gjetur asnjë plagë me armë apo me thikë. U gjetën disa rripa që mendohet të jenë përdorur për të mbyllur kapakun e fuçisë, si dhe dy bombola gazi.

Hetuesit po punojnë për zbulimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë, edhe pse shtojnë se pas kaq shumë kohe, është mjaft e vështirë që të ketë gjurmë që mund të zbardhin të vërtetën. Nuk përjashtohet mundësia që viktima të jetë mbyllur nga persona të tjerë dhe të jetë lënë të vdesë i gjallë.

58-vjeçari ishte baba i dy fëmijëve. Ai u denoncua si i zhdukur në Mars të vitit 2018 nga një anëtar i familjes së tij.