Falja e Fitër Bajramit përmes fotografive

E publikuar: 21/04/2023 10:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Besimtarët myslimanë, në shumicën e vendeve të botës, festojnë të premten festën e Fitër Bajramit.

Kjo festë shënohet pas Muajit të shenjtë të Ramazanit.

Në Kosovë, ceremonia kryesore e faljes së Bajramit, është mbajtur në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Atyre u është drejtuar Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.

Këto janë disa pamje gjatë kohës kur u fal Namazi i Fitër Bajramit në Prishtinë, Skenderaj e Vushtrri

Namazi i Fitër Bajramit në Skenderaj, u fal në xhaminë që mban emrin e heroit Shaban Jashari

Në Vushtrri, Fitër Bajrami u fal në palestër të sporteve.