Fadil Nura shpalos platformën për fitore në Skenderaj: Vota juaj për mua, votë për vlerat e UÇK-së dhe Skenderaj të zhvilluar (VIDEO)

28.09.2021 19:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Fadil Nura shpalos platformën për fitore në Skenderaj: Vota juaj për mua, votë për vlerat e UÇK-së dhe Skenderaj të zhvilluar (VIDEO)

Skenderaj, 28 shtator 2021 – Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Komunën e Skenderajt, Fadil Nura përmes një video-adresimi ka prezantuar planprogramin e tij për drejtimin e kësaj komune në katër vitet e ardhshme.

Duke iu drejtuar virtualisht qytetarëve të Skenderajt, Nura tha se me 17 tetor fuqia e votës qytetare do t’ia sjellë fitoren PDK-së në Skenderaj, ku të gjithë do të jenë barabartë.

“Komuna jonë ofron mundësi të shumta, qyteti ynë bujar e me zemër të madhe, ka mundësinë të shndërrohet në një qytet bashkëkohor dhe qender e zhvillimit regjional, tërheqës dhe që plotëson kërkesat për jetë më të mirë, duke garantuar zhvillim të hovshëm ekonomik dhe barazi për secilin që është i lidhur me këtë vend. Të fokusuar në bazë të kërkesave, programi ynë qeverisës prek tri aspekte kryesore të jetës, zhvillimi ekonomik, shërbimet publike, si dhe kultura, rinia e sporti.”, tha ai.

Duke rikujtuar se Partia Demokratike e Kosovës derivon nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Fadil Nura u zotua se si kryetar i Skenderajt, gjithmonë do ta nderoj gjakun e dëshmorëve dhe sakrificën e qytetarëve të Skenderajt për liri dhe dinjitet.

“Duke çmuar lart besimin e vazhdueshëm që e keni dëshmuar e po e dëshmoni dita-ditës ndaj PDK-së dhe themeluesve të saj Hashim Thaçi, Kadri Veseli, ju siguroj me përgjegjësi në fjalën e dhënë se me përkushtim do të vazhdoj punën në respektim të vullnetit tuaj në çdo kohë, në çdo vend e çdo rrethanë.”, tha Nura.

Ai tha se planprogrami i tij bazohen në zhvillimet aktuale dhe vizionin e Partisë Demokratike të Kosovës, që në fokus ka ngritjen e mirëqenies së qytetarit.

“Prioritet kryesor në kuadër te Zhvillimit Ekonomik do të jetë krijimi i lehtësirave për investime nga sektori privat dhe nga investitorë te huaj. Ne kuadër te lehtësirave do te ketë veprime konkrete si heqja e burokracisë, lirimi nga taksat komunale, prona në shfrytëzim falas për investitorët në fushën e prodhimit, sigurimi i infrastrukturës së nevojshme përcjellëse, hapja e një zyre e veçantë për investime të huaja dhe nga diaspora, përpilimi i një programi të veçantë për themelimin e bizneseve të reja për të rinjtë dhe krijimi i hapësirave për bizneset.”, tha Nura.

Nura në platformën e tij ka paraparë dhënien e subvencioneve për buqit dhe fermerët, ngritjen e cilësisë së arsimit duke i digjitalizuar shkollat, reformimin e sistemit shëndetësor, modernizimin e shërbimeve publike, promovimin e pikave turistike dhe trashëgimisë kulturore, përkrahjen e të rinjve dhe avancimin e sportit.

“Qytetarë të Skenderajt, Skenderaj na bashkon të gjithëve. Numri 177, na shkëputë nga inercioni, zvarritjet, ngecja dhe harxhimi i pa bazë. Numri 177 dhe të gjithë numrat e listës së anëtarëve tanë të Kuvendit Komunal, janë vetëm një ekip i vogël, në ekipin e madh të 17 Tetorit që përbëhet nga ju.”, përfundoi ai.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Reagime të shumta pasi Borrell e qortoi Kosovën për aksionin në veri

Reagime të shumta pasi Borrell e qortoi Kosovën për aksionin në veri

Parashikimi i motit për ditët e ardhshme

Parashikimi i motit për ditët e ardhshme

Von Cramon kritikon Borrellin: BE-ja duhet të përkrahë shtetet që po luftojnë krimin e organizuar

Von Cramon kritikon Borrellin: BE-ja duhet të përkrahë shtetet që po luftojnë krimin e organizuar

Gërvalla në Kuvajt, takohet dhe nënshkruan memorandum mirëkuptimi me krerët shtetërorë

Gërvalla në Kuvajt, takohet dhe nënshkruan memorandum mirëkuptimi me krerët shtetërorë

Bekim Fehmiu për “Variety” më 1993: Nuk është e lehtë të jesh shqiptar në Serbi

Bekim Fehmiu për “Variety” më 1993: Nuk është e lehtë të jesh shqiptar në Serbi

Xhandarmëria serbe këndon këngën “Të nisemi drejt për në Kosovë” para Aleksandër Vuçiqit

Xhandarmëria serbe këndon këngën “Të nisemi drejt për në Kosovë” para Aleksandër Vuçiqit

Sulm me shigjeta në Norvegji, disa të vdekur

Sulm me shigjeta në Norvegji, disa të vdekur

Latifi: Deklarata e Borrellit e ngutshme dhe e pakuptimtë, Vuçiq është nxitur nga ato fjalë të tij

Latifi: Deklarata e Borrellit e ngutshme dhe e pakuptimtë, Vuçiq është nxitur nga ato fjalë të tij

Mushkolaj: Rakiq të shkarkohet, ai po kryen agresion ndaj kushtetutës dhe shtetit të Kosovës

Mushkolaj: Rakiq të shkarkohet, ai po kryen agresion ndaj kushtetutës dhe shtetit të Kosovës

Dheu i Bardhë vulosi fitoren plebishitare të Lutfi Hazirit më 17 tetor

Dheu i Bardhë vulosi fitoren plebishitare të Lutfi Hazirit më 17 tetor

Zogaj: Të shkarkohet Rakiq, ministri i Kurtit po shpall luftë

Zogaj: Të shkarkohet Rakiq, ministri i Kurtit po shpall luftë

Tërhiqen bllokadat në Mitrovicë të Veriut dhe Rudarë

Tërhiqen bllokadat në Mitrovicë të Veriut dhe Rudarë

Ambasadori gjerman në Kosovë i reagon ashpër Goran Rakiqit: STOP

Ambasadori gjerman në Kosovë i reagon ashpër Goran Rakiqit: STOP

Kurti i lë “700 punë” vetëm për t’u thënë gjakovarëve ta votojnë Kusari-Lilën

Kurti i lë “700 punë” vetëm për t’u thënë gjakovarëve ta votojnë Kusari-Lilën

Qalaj: Qeveria Kurti po e keqpërdor Policinë, aksioni në Veri pati prapavijë elektorale

Qalaj: Qeveria Kurti po e keqpërdor Policinë, aksioni në Veri pati prapavijë elektorale

NATO për REL: Aksioni në veri, veprim për vendosjen e ligjit

NATO për REL: Aksioni në veri, veprim për vendosjen e ligjit