Facebook thyen rekord, 5 milion reklamues aktivë në muaj

E publikuar: 11/04/2017 08:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Shtator kompania tha se kishite 4 milion reklamues ndërsa në Mars vetëm 3 milion. Rrjeti social më i madh në botë është shtëpia e 1.9 miliard përdoruesve në mbarë botën.

Facebook tha ditën e Hëne se numëron mbi 5 milion biznese të cilat reklamojnë çdo muaj në rrjetin social. Shefja operative Sheryl Sandberg në një intervistë për agjencinë lajmeve Reuters u shpreh se ky numër reklamuesish ishte një pikë e rëndësishme e rrugëtimit të Facebook.

Në Shtator kompania tha se kishte 4 milion reklamues ndërsa në Mars vetëm 3 milion. Rrjeti social më i madh në botë është shtëpia e 1.9 miliard përdoruesve në mbarë botën.

Kompania është në një betejë të ashpër me Alphabet për dominimin e reklamimit dixhital. Dy gjigandët e Luginës së Silikonit do të “pushtojnë” 46% të tregut online të reklamimit brenda 2018-ës.

Në mesin e 5 milion reklamuesve, industritë me shtrirjen më të gjerë janë tregtia online, media dhe distributorët. 75% e tyre janë jashtë Shteteve të Bashkuara ku tregjet me rritjen më të shpejtë janë India, Tajlanda, Brazili, Meksika dhe Argjentina.

Pothuajse 50% e reklamuesve krijojnë reklama nga platformat mobile. /PCWorld Albanian