Europa thërret për respektim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese

E publikuar: 29/05/2020 13:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefja e zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Nataliya Apostolova ka bërë thirrje që të gjitha partitë politike të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për formimin e Qeverisë së re pa zgjedhje të reja.

Në një prononcim për Klan Kosovën, Apostolova shprehet se zbatimi i këtij vendimi nga akterët politikë, është gjëja më e rëndësishme që duhet bërë tani,transmeton KlanKosova.

”Këtu bëhet fjalë për respektimin e një elementi kyq të sundimit të ligjit”, është shprehur ajo.