Euro humbë ‘luftën’ me Dollarin, tani vlen më pak

E publikuar: 13/07/2022 18:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Share:

Euro ka rënë nën dollarin për herë të parë në 20 vjet pasi lufta në Ukrainë e shtyn monedhën e përbashkët poshtë, shkruan BBC.

Një euro u ble me 0.998 dollarë në tregun valutor në orën 12:45 GMT, me një rënie prej 0.4 % në tregtimin e ditës.
Frika se Rusia mund të kufizojë furnizimet e Evropës me energji kanë rritur shanset për recesion në zonën e euros.

Banka Qendrore Evropiane ka mbetur prapa bankave të tjera qendrore në rritjen e normave, duke dobësuar më tej euron.

Monedhat priren të rriten kur banka qendrore përkatëse rrit normat e interesit, shkruan Abcnews.al.

Dollari ka pësuar rritje muajt e fundi, i nxitur nga rritja e normave të interesit nga Banka Qendrore amerikane.

Një monedhë në dobësim do t’i bëjë importet më të shtrenjta për vendet e eurozonës, veçanërisht mallrat me çmime në dollarë si nafta e papërpunuar.

Kjo mund të kontribuojë në një inflacion edhe më të lartë në eurozonë, i cili tashmë po shkon në 8.6% për qershorin.

Euro ka rënë pothuajse 12% kundrejt dollarit që nga fillimi i vitit./Abcnews.al