Eulex zotohet për gjetjen e vendndodhjes së 1639 personave të pagjetur

27.04.2021 14:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Eulex zotohet për gjetjen e vendndodhjes së 1639 personave të pagjetur

27 prilli shënon Ditën Kombëtare të Personave të Pagjetur të Kosovës, ndërsa Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) u bën homazhe të gjithë personave të pagjetur dhe zotohet që ta vazhdojë punën për të gjetur vendndodhjen e 1639 personave të pagjetur, si dhe t’ua japë përgjigjet e nevojshme familjarëve dhe të dashurve të tyre, përkundër të gjitha sfidave.

Një nga sfidat kryesore të hasura nga ekspertët e forenzikës në procesin e përcaktimit të fatit të personave të pagjetur të Kosovës është fakti që një numër i konsiderueshëm i tyre janë varrosur në varreza.“Problemi kryesor është mënyra e veprimit për fshehjen e varreve. Në kohën kur filloi konflikti në Kosovë, tashmë ishte e njohur se varret masive ishin të dukshme nga ajri.

Pra, autorët i fshehën trupat në varre më të vogla, klandestine, madje edhe në varreza të rëndomta për ta bërë më të vështirë kërkimin e personave të pagjetur dhe për t’i fshehur provat e krimeve”, tha arkeologu forenzik i EULEX-it, Javier Santana.

Ai e ilustroi këtë sfidë duke dhënë një shembull: “Nëse dua ta fsheh një libër dhe të sigurohem që do të jetë shumë e vështirë për ta gjetur nga kushdo, gjithçka që duhet të bëj është të hyj në një bibliotekë, ta vendos librin në cilindo raft, dhe pastaj të largohem.

Për ta gjetur këtë libër të caktuar, duhet të kërkoni raft për raft, duke kontrolluar kudo, gjë që do të marrë shumë kohë.

Kaq e vështirë është ndonjëherë ta gjesh një person të pagjetur të varrosur në një varrezë”.Sipas Tarja Formisto, Zëvendës-Drejtore e Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës dhe eksperte e EULEX-it, afërsisht gjysma e personave të pagjetur të Kosovës janë gjetur në varreza.

Një shembull i mirë i një qasje sistematike për kërkimin e të pagjeturve janë varrezat muslimane në pjesën veriore të Mitrovicës. “Zhvarrimet e para ishin bërë qysh në vitin 1999. Deri në fund të vitit 2002, janë kryer 10 zhvarrime dhe janë gjetur 48 trupa”, tha koordinatori i EULEX-it për zhvarrime, Krassimir Nikolov.

Ai shtoi se mbledhja e informatave dhe analizat në lidhje me këtë varrezë kanë vazhduar përgjatë viteve të kaluara dhe janë duke vazhduar ende. “Gjatë 18 viteve të kaluara, janë bërë 24 zhvarrime të varreve individuale klandestine. Numri i trupave të zhvarrosur nga kjo varrezë qëndron në 89”, tha Nikollov.

Formisto theksoi se kjo nuk është sfida e vetme për gjetjen e personave të pagjetur. “Një sfidë e madhe është gjithashtu mungesa e informacionit të ri dhe të besueshëm për vendndodhjen e varreve. Një çështje tjetër e rëndësishme është se jo të gjitha familjet e personave të pagjetur i kanë dhënë mostrat e gjakut për analizën e ADN-së.

Për të qenë në gjendje t’i identifikojmë me sukses personat e pagjetur, na duhen mostrat e gjakut. Ekziston edhe çështja e identifikimeve të gabuara.

Pas konfliktit, trupat u identifikuan në një mënyrë të shkurtë, për shembull përmes fotografive ose rrobave, duke rezultuar në gabime të cilat është e vështirë të gjurmohen dhe korrigjohen sot”, tha Formisto, duke shtuar: “Megjithatë, kjo nuk na dekurajon.

Pas më shumë se njëzet vjetësh, nënat, baballarët, bijat, djemtë, partnerët dhe të afërmit e tjerë janë akoma duke pritur ta mësojnë të vërtetën. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku me kolegët tanë vendas për ta zbuluar fatin e personave të pagjetur duke ofruar ekspertizë dhe këshilla”.

Sonte, EULEX-i do t’i fikë dritat në selinë e tij në orën 20:00 në mbështetje të iniciativës “Në errësirën e personave të pagjetur”, organizuar nga Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut në Kosovë, Qendra Burimore për Personat e Pagjetur, Integra, Fondi për të Drejtën Humanitare, Forumi ZFD – Programi për Kosovë, Nisma e Re Sociale dhe Qendra e Kosovës për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Gazetarja Fana: Aksidenti me kosovarë, më i rëndi që ka ndodhur në Kroaci viteve të fundit

Gazetarja Fana: Aksidenti me kosovarë, më i rëndi që ka ndodhur në Kroaci viteve të fundit

Kryeministri Kurti udhëton drejt Kroacisë për të vizituar të lënduarit në aksidentin tragjik

Kryeministri Kurti udhëton drejt Kroacisë për të vizituar të lënduarit në aksidentin tragjik

6 raste të reja më shumë se dje, të infektuara me COVID-19.

6 raste të reja më shumë se dje, të infektuara me COVID-19.

Presidentja Osmani do të shpallë ditë zie në nderim të viktimave të aksidentit në Kroaci

Presidentja Osmani do të shpallë ditë zie në nderim të viktimave të aksidentit në Kroaci

Flet djali i axhës së shoferit që dërroi jetë në aksidentin në Kroaci

Flet djali i axhës së shoferit që dërroi jetë në aksidentin në Kroaci

Ambasadori Kasapolli: Kanë qenë diku 13 fëmijë në autobus, asnjë prej tyre s’është listën e të vdekurve

Ambasadori Kasapolli: Kanë qenë diku 13 fëmijë në autobus, asnjë prej tyre s’është listën e të vdekurve

Cufaj nuk e prishë “terezinë”, refuzon të flasë për mërgimtarët që u nisën nga Frankfurti: Provo telefonoje ambasadorin gjerman, a ta hapë telefonin ai

Cufaj nuk e prishë “terezinë”, refuzon të flasë për mërgimtarët që u nisën nga Frankfurti: Provo telefonoje ambasadorin gjerman, a ta hapë telefonin ai

Deputetja kosovare në parlamentin kroat: Kroacia është me mendje e me zemër afër familjeve dhe institucioneve të Kosovës

Deputetja kosovare në parlamentin kroat: Kroacia është me mendje e me zemër afër familjeve dhe institucioneve të Kosovës

Kryeministri i Kroacisë telefon Albin Kurtin, e siguron se po merren të gjitha masat për t’i shpëtuar të lënduarit

Kryeministri i Kroacisë telefon Albin Kurtin, e siguron se po merren të gjitha masat për t’i shpëtuar të lënduarit

Nora dhe Akili garojnë nesër, orari dhe kundërshtarët e tyre

Nora dhe Akili garojnë nesër, orari dhe kundërshtarët e tyre

Pamje nga vendi ku ndodhi aksidenti në Kroaci (Video)

Pamje nga vendi ku ndodhi aksidenti në Kroaci (Video)

Rama për aksidentin tragjik me 10 viktima: Çfarë fatkeqësie pikëlluese

Rama për aksidentin tragjik me 10 viktima: Çfarë fatkeqësie pikëlluese

Ministri kroat i Shëndetësisë: 15 persona janë lënduar rëndë, përfshirë një vajzë të mitur

Ministri kroat i Shëndetësisë: 15 persona janë lënduar rëndë, përfshirë një vajzë të mitur

Abdixhiku për aksidentin në Kroaci: Ditë e rëndë për Kosovën

Abdixhiku për aksidentin në Kroaci: Ditë e rëndë për Kosovën

Krasniqi: Me trishtim mora lajmin e rëndë për aksidentin tragjik në Kroaci

Krasniqi: Me trishtim mora lajmin e rëndë për aksidentin tragjik në Kroaci

Media kroate tregon shkakun e aksidentit, thotë se njëri nga shoferët vdiq

Media kroate tregon shkakun e aksidentit, thotë se njëri nga shoferët vdiq