EULEX dhuroi 33 vetura për Ministrinë e Punëve të Brendshme

E publikuar: 01/11/2017 11:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt ceremonia e pranim dorëzimit të veturave të EULEX-it për MPB-në.

Në ceremoninë e pranimit morën pjesë, ministri i Punëve të Brendshme, z. Famur Sefaj dhe zëvendësshefi i Misionit të EULEX-it, z. BerndThran, shkruan infosot.

Me këtë rast EULEXi ka dhuruar 33 vetura të tipit NissanPatroll, të prodhuar në vitin 2009 në vlerë prej 300 mijë euro.
Ministri Punëve të Brendshme, z. Flamur Sefaj, falënderoi misionin e EULEX-it për dhurimin e veturave, ku vlerësoi se ato janë shumë të nevojshme për MPB në kryerjen e misionit të saj, duke pasur parasysh edhe vjetërsinë e veturave aktuale që ka në dispozicion MPB.