A është Murat Jashari pjesë e skemës ruse për destabilizim në Kosovë? (Video)

E publikuar: 15/03/2017 00:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sonte në emisionin “Komiteti” – i drejtuar nga Berat Buzhala – prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjini, ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, ka folur për tentim-vrasjen e ish-liderit të Kosovës në vitet e ’80-ta, Azem Vllasi, i cili u plagos nga Murat Jashari.
Ai ka treguar se kujt i konvenon më së shumti dhe kush dëshiron destabilizim politik të Kosovë që, sipas Hysenit, po arrihet me anë të sulmeve të tilla.

Ministri Hyseni ka përmendur sulmin e së hënës ndaj Vllasit, si një veprim i cili dëmton imazhin e Kosovës dhe njëherësh luan rol në destabilizimin e vendit.

Hyseni ka folur për Murat Jasharin, njërin nga të arrestuarit për plagosjen e Vllasit, duke thënë se në këtë mënyrë po arrihen qëllimet e strukturave jashtë Kosovës, që qëllim kanë destabilizimin e vendit.

Më poshtë mund ta ndiqni deklaratën e Ministrit Hyseni: