“Është koha ta ndalim këtë çmenduri”, eurodeputetja franceze kundërshton liberalizimin e vizave për Kosovën

E publikuar: 08/07/2022 11:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Dominique Bilde

Eurodeputetja franceze, Dominique Bilde, ka kundërshtuar liberalizimin e vizave për kosovarët.

Ajo shkon aq larg sa e quan çmenduri dhe se refuzojnë zgjerimin e Bashkimit Evropian në Kosovë.

“Kosova ishte në program këtë javë në Parlamentin Evropian në Francë. Ne refuzojmë zgjerimin e BE-së me këtë vend. Ne gjithashtu kundërshtojmë lëshimin e vizave për shumë shtetas të tyre! Është koha për të ndaluar këtë çmenduri. Grupi i Identitetit dhe Demokracisë – Francë thotë JO”, ka shkruar ajo në Twitter.