Escobar: Arritja e marrëveshjes, moment vizionar

E publikuar: 18/03/2023 23:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Escobar

I dërguari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar e ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë për aneksin e zbatimit të planit evropian.

“Është marrëveshje e vështirë, por e domosdoshme për të gjetur marrëdhënieve paqësore dhe afatgjata”, është shprehur Escobar para medieve, njofton KlanKosova.tv.

“Kjo marrëveshje jo vetëm që hap derën për integrim evropian por edhe për paqen rajonale. Ishte moment vizionar. Do të bëjmë gjithçka që kjo marrëveshje të zbatohet”.