Erdogan viziton nesër Beogradin, do të takohet me Vuçiq

E publikuar: 05/09/2022 14:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të presë presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Serbi më 6 dhe 7 shtator.

Së fundmi ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu ishte në Beograd në hapjen e samitit të iniciativës “Ballkani i Hapur”, kur njoftoi se Erdogan do të vizitojë Serbinë, Bosnje-Hercegovinën dhe Kroacinë.

Çavusoglu tha se për Turqinë ka dy sfida në këtë rajon.

“E para është kriza politike në Bosnje dhe Hercegovinë dhe sfida e dytë është dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, ka thënë ai.