Erdogan kërcënon kryeministrin Haradinaj, fton kosovarët të bëjnë protesta!

E publikuar: 31/03/2018 17:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan përmes një fjalimi të sotëm ka kërcënuar kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj pasi sipas tij do të japë përgjegjësi për menaxhimin e situatës me turqit e depërtuar.

Erdogan ka kritikuar atë për shkarkimin e Ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dhe shefin e Agjencisë së Inteligjencës kosovare, Driton Gashi, duke i ftuar kosovarët që të bëjnë protestë kundër tij, transmeton Indeksonline.

Në fjalimin e tij, Erdogan e ka quajtur gjithashtu kryeministrin Haradinaj “kukull”, litarët re të cilit i lëvizin të tjerët duke shtuar se karriera e Haradinajt si kryeministër i Kosovës do të përfundojë së shpejti.

“Karriera e kryeministrit të Kosovës do të marrë fund”, ka përfunduar Erdogan.

Duhet shtuar se të premten e kësaj jave, Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë gulenistë të cilët sipas raportimeve të fundit tashmë gjenden në Turqi./Indeksonline/