Enver Hoxhaj i PDK-së i reagon BE-së pasi u publikua Raporti i Progresit

E publikuar: 19/10/2021 20:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj Bashkimit Evropian për mungesën e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Përmes rrjetit social Tëitter Hoxhaj ka shkruar se BE-ja me mungesën e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe me raporte, që sipas tij, fshehin realitetin e gjendjes së çështjeve të Serbisë, po humbet besueshmërinë dhe pozitën e saj në Ballkanin Perëndimor.

“BE-ja me mungesën e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe me raporte që fshehin realitetin e gjendjes së çështjeve të Serbisë, po humbet besueshmërinë dhe pozitën e saj në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Hoxhaj.