Enrique: Neymari është bishë

E publikuar: 03/04/2017 09:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Neymar ka shënuar golin e 100-të me Barcelonën në fitoren prej 4:1 ndaj Granadas.
Për këtë arritje të brazilianit është shprehur i lumtur edhe trajneri Luis Enrique, i cili e ka përshkruar Neymarin si “bishë”, transmeton Gazeta Express.

Ai shpreson që do ta shohë talentin brazilian duke shënuar edhe 900 gola tjerë, pasi festoi të dielën arritjen e 100 golave për gjigantin e La Ligas.

“Numrat e Neymarit tregojnë se është bisha e futbollit”, tha fillimisht Luis Enrique.

“Ai është lojtari më i papërshtatshëm në botë për mbrojtësit dhe ishte vendim shumë i mirë që ai të transferohet këtu. Shpresoj që Neymar do të shënojë edhe 900 gola tjerë dhe të vazhdojmë ta shohim te Barcelona edhe për shumë vite”, shtoi trajneri katalanasve. /Express/