Enrique: Më pëlqeu si luajti Kosova ishte shumë agresive, ju respektojmë shumë

E publikuar: 01/04/2021 00:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i Kombëtares së Spanjës, Luis Enrique, pas ndeshjes ka lavdëruar Kombëtaren e Kosovës dhe ka thënë se i respektojnë shumë.

“Mendoj se merituam të fitojmë pas ndeshjes që treguam. Mirëpo, kur ju jeni në rezultat 2-1 është ndryshe prej 3-1. Unë mendoj që në fund e merituam të fitojmë. Më pëlqeu mënyra se si luajti Kosova, ishte shumë agresive në pjesën e sulmit”, ka thënë ai për SuperSport Kosova.

Enrique ka thënë se nuk do që të flasë për politikë duke shtuar se e respekton Kombëtaren e Kosovës.

“Nuk dëshiroj të flas për politikë dhe për gjëra si këto. Ne ju respektojmë shumë dhe ne si njerëz të sportit e respektojmë ekipin e Kosovës dhe nuk preferoj të flasë për gjëra të tilla, por për futbollin”.