Emigranti shqiptar që nisi një biznes me $800 (FOTO)

E publikuar: 16/09/2017 11:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Armir Harris emigroi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës bashkë me familjen e tij kur ishte vetëm 16 vjeç. Ata u vendosën në Atlanta, Georgia si refugjatë politikë dhe kërkonin azil.

Duke mos pasur mundësi të tjera punësimi, ai dhe prindërit e tij, iu futën biznesit të transportit. Xhaxhai i Armirit, i cili kishte emigruar disa vite më herët dhe ishte në krye të një kompanie modeste autobusësh, i ofroi punë atij dhe familjes. Gjatë adoleshencës, Armiri mësoi vetë bazat e dizajnit të faqeve të web-it dhe i ndërtoi kompanisë së xhaxhait të tij një website.

Gjatë Konvenëts Kombëtare Demokratike në North Carolina, xhaxhait të Armirit i kërkuan të siguronte 60 autobusë për të transportuar pjesëmarrësit nga Atlanta, drejt konventës. As ai dhe as një kompani tjetër transporti në zonë nuk mund të siguronte aq autobusë njëherësh.

Në këtë moment, Armirit i lindi idea që të nënkontraktonte kompani të tjera transporti. Telefonoi çdo kompani në zonë, ra në marrëveshje për pagesën dhe gjeti autobusët e nevojshëm. Konventa s’donte t’ia dinte kush e bënte punën, për sa kohë bëhej. Në atë moment, kompania e xhaxhait të Armirit, bëri $800,000 xhiro në një operacion të vetëm.

Harris kuptoi se në një biznes të tillë, sigurimi i autobusëve aty ku nevojiten, fitimet ishin të mëdha. Familja e tij nuk mendonte në të njëjtën mënyrë dhe i thanë se nuk do ta mbështesnin nëse do të niste një biznes mbi këtë ide.

Dhe pikërisht këtë bëri. Në 2013-n, me vetëm 800 dollar kursime në xhep, Armiri themeloi “Shofur”, që e shqiptuar lexohet shofer. Koncepti është i tillë: Nëse një kompani si puna e Facebook, Google, CBS apo Bank of America, ka nevojë për një numër të caktuar autobusësh transporti, Shofur i siguron në moment. Vitin e kaluar, Shofur pati të ardhura që arrinin tetë shifra. Dhe e gjithë kjo, falë punës së një njeriu të vetëm.

“E nisa këtë biznes me $800,” thotë Harris. “S’kam tërhequr kurrë para nga kapitali, s’kam marrë kurrë një kredi.”

Çdokush mund të prenotojë një udhëtim me autobusat e linjës, duke u bërë kështu një konkurrent i drejtpërdrejtë me kompani të tjera transporti si Greyhound apo Megabus. Qëllimi i “Shofur” është ndërtimi i një platforme të thjeshtë në të cilën kompani autobusësh mund të listojnë mjetet e tyre për shërbime sipas kërkesës.

“E ndava këtë ide me shumë njerëz dhe shumica u përpoq të më bënin të hiqja dorë,” rrëfen ai. Sidoqoftë, 800 dollarët e fillimit nuk zgjatën shumë. Si fillim, iu desh disiplinë. “Personalisht nuk isha i pasur,” thotë Harris dhe më pas tregon se si iu desh të shpërngulej në North Carolina dhe fjeti në divanin e një shoku teksa mblidhte mjaftueshëm fonde për të paguar programuesit që e ndihmonin. Edhe pasi Shofur pa ditët e para të suksesit, Harris vazhdoi të punonte fort. U shpërngul në një apartament të vogël dhe nuk doli nga shtëpia një javë rresht./Anabel/