Emërohet koordinatorja përgjegjëse për themelimin e Fondit Sovran

E publikuar: 28/06/2022 17:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rëndësia e përshpejtimit të procesit të funksionalizmit të Fondit Sovran, u theksua nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në hapje të takimit të Komisionit Ekzekutiv për Fondin Sovran.Në këtë takim, të tretin me radhë të Komisionit Ekzekutiv për Fondin Sovran, u diskutuan dhe miratuan hapat e radhës për funksionalizimin e këtij Fondi.U diskutua për funksionalizimin e grupit punues që do jetë përgjegjës për hartimin e projektligjit për Fondin Sovran.

Nisur nga propozimi që derivon nga Koncept Dokumenti i miratuar në Qeverinë e Republikës së Kosovës, u miratua vendimi për emërimin e Rrezarta Pllana, Koordinatore për funksionalizimin e Fondit Sovran.Koordinatorja do të jetë përgjegjëse për strukturimin e ndërmarrjeve publike, si dhe propozimin për themelimin e grupit të ekspertëve, që do bëhen pjesë e grupit punues për hartimin e Ligjit për Fondin Sovran.

Në takim morën pjesë ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi.