Emërohen edhe dy zëvendësministra në qeverinë Haradinaj

E publikuar: 25/10/2017 15:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri, Ramush Haradinaj ka emëruar dy zëvendësministra në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Bëhet fjalë për Besnik Hotin dhe Anton Berishën.

Hoti dhe Berisha do të jenë përgjegjës për mbështetjen e aktiviteteve dhe përgjegjës për menaxhimin e aktiviteteve në fushat e përcaktuara nga ministria.

Ata po ashtu do ta zëvendësojnë ministrin kur mungon dhe nuk është në gjendje që të kryej detyrën e tij.