Ekstazi, kanabis “çokollatë”, kërpudha haluçinogjene/ Arrestohen dy shtetasit nga Kosova që shisnin drogë në lokalet e Dhërmiut

E publikuar: 21/06/2022 09:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Policia shqiptare

Dy shtetas nga Kosova janë arrestuar në Vlorë, nën akuzën e tregtimit të lëndëve narkotike.

Policia ka ushtruar kontroll në mjetin tip “Toyota” dhë në dhomën ku po qëndronin 31-vjeçari me iniciale T.T. dhe 25-vjeçari me iniciale E.K. dhe ka gjetur shumëllojshmëri drogërash:

87 doza me lëndë të dyshuar narkotike MDMA, 522 tableta të dyshuara ecstasy, rreth 80 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 19 doza me kërpudha haluçinogjene, lëndë narkotike e dyshuar kanabis në formë çokollate dhe në formë boçeje, 2 aparate celulare, një peshore elektronike dhe një sasi parash (eurosh dhe lekë) e dyshuar e përfituar nga shitja e lëndëve narkotike.

Dy të rinjtë dyshohet se u shisnin lëndë narkotike personave të ndryshëm, përdorues të lëndëve narkotike, në zonën e Dhërmiut, kryesisht në lokalet e natës.

Ata do të hetohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim./tch/