Ekspertët e pavarur të angazhuar nga familja e Astrit Deharit kanë dale me raportet e tyre për vdekjen e Deharit.
Të gjeturat e eksperteve të pavarur nuk thonë atë të cilën e kanë konstatuar institucionet se Dehari ka bërë vetëvrasje, transmeton ‘Indeksonline’.
Në këto momente avokati i angazhuar nga familja e Deharit, Tonë Gashi është duke mbajtur konference ku po prezanton të gjeturat e ekspërteve të pavarur.
Gashi ka thënë se Astrit Dehari është vrarë, edhe pse sipas raportit të ekspertëve të familjes, ku thotë se ai ka pasur lëndime trupore, nuk kanë ardhur në një përfundim të tillë, avokati Gashi thotë se Dehari është vrarë.
Avokati ka thënë e kanë keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare, pasi Sylë Hoxha e ka publikuar raportin mashtrues të autopsisë së vdekjes së Astrit Deharit.
Gashi thotë se Hoxha e ka përdorur këtë raport vetëm për justifikim, që nuk ishte i pari.
Mirëpo, raporti i ekspertëve të familjes Dehari për vdekjen e Astrit Deharit, ku janë të përfshira edhe dokumentet e marra nga prokuroria dhe qendra e paraburgimit, tregon se rasti ka të bëjë me lëndime trupore, të cilat janë klasifikuar si shenja vetëmbrojtëse.
“Kemi të bëjmë me vrasje e jo me vetëvrasje”, ka thënë Gashi.

















