Ekskluzive: Ky është numri i votave që morën kandidatët e PAN-it në Klinë (Dokument)

E publikuar: 13/06/2017 15:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Koalicioni PDK-AAK-Nisma në komunën e Klinës, ka marrë shumicën e votave. Në këtë komunë PAN-i ka grumbulluar 7 mijë e 562 vota.

Kandidati më i votuar i koalicionit PAN, sikurse edhe në shumicën e komunave të Kosovës, ka dalë lideri i PDK-së, Kadri Veseli, i cili ka marrë 4 mijë e 34 vota, pasuar nga kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj me 3 mijë e 785 vota.

Lideri i Nismës që është pjesë e koalicionit PAN, Fatmir Limaj ka marrë 793 vota.

Gazeta Express ka siguruar të dhënat ekskluzive me emrat dhe votat që kanë marrë kandidatët e PAN-it në Klinë.