Ekskluzive: Ja kush e bindi Arbana Xharrën të kaloi në PDK, nuk është Kadri Veseli

E publikuar: 09/05/2017 15:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gazetarja Arbana Xharra, nga sot iu është bashkuar edhe zyrtarisht PDK-së së Kadri Veselit.

Aderimi i saj u bë përmes një konference për media ku kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, para gazetarëve prezantoi aderimin e Xharrës.

Gazeta NewBorn, nga burime të sigurta brenda strukturave të larta të PDK-së, mëson se Arbana Xharrën e ka bindur të kaloj në PDK, Blerand Stavileci, i cili është aktualisht ministër i zhvillimit ekonomik.

Sipas të njejtit burim për bindjen e Xharrës të kaloj në PDK, Stavilecit i ka ndihmuar edhe nënkrytari më i ri i PDK-së, Uran Ismaili.

Ndryshe nga kjo, gjatë konferences për media Xharra dhe Stavileci kanë pasur shkëmbim shikimesh dhe buzëqeshjesh