Ekrem Rudari emërohet në pozitën e zëvendësuesit të drejtorit të Qendrës së Studentëve

E publikuar: 22/09/2023 15:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prishtinë- Ministria Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) të enjten e  ka emëruar Ekrem Rudarin në pozitën e zëvendësuesit të detyrës së drejtorit të Qendrës së Studentëve në Prishtinë, pozitë të cilën e kishte mbajtur Fatmir Sfishta me mbi 10 vjet.

Në vendimin e siguruar nga burimet e “Betimi për Drejtësi” brenda MASHTI thuhet se si zëvendësues i drejtorit të Qendrës së Studentëve emërohet Ekrem Rudari.

Të ngjajshme

KPM-ja dhe AKRK-ja nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për…

22 Sht, 2023, 20:19

Hovenier kërkon të nxirren para drejtësisë autorët e sulmeve…

22 Sht, 2023, 19:17

Dëshmitari thotë se s’kanë mundur ta përcaktojnë dënimin e…

22 Sht, 2023, 18:49

“Emërohet z.Rudari zëvendësues i drejtorit të Qendrës së Studentëve, deri në emërimin e drejtorit të Qendrës së Studentëve”, thuhet në vendim.

Departamenti për Menaxhimin e Zyrtarëve Publikë në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme kishte gjetur se si ish-drejtori Sfishta kishte mbajtur pozitën e drejtorit në kundërshtim me ligjin për mbi 10 vite.

Gjithashtu “Betimi për Drejtësi” kishte shkruar për largimin e Sfishtës nga pozita e drejtorit me 7 gusht 2023.