Ekipi olimpik i Kosovës do të përbëhet nga 9 sportistë dhe 2 zyrtarë në ceremoninë hapëse të “Tokyo 2020”, mungojnë Krasniqi, Shala dhe Hajdari

E publikuar: 23/07/2021 11:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ekipi olimpik i Kosovës do të parakalojë në ceremoninë e Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”.

Sportistët e Kosovës do të parakalojnë sot në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”, e cila nis në ora 13:00 me kohën tonë lokale, transmeton lajmi.net.Ekipi në parakalim përbëhet nga tetë sportistë dhe gjashtë trajnerë e zyrtarë, ndërsa mungojnë tre sportistë për shkaqe të agjendës.

Xhudistja Distria Krasniqi nuk do të marrë pjesë në ceremoni, për shkak të garës që e pret nesër, sikurse mundësi Egzon Shala dhe atleti Musa Hajdari, që do të arrijnë më vonë në kryeqytetin japonez pas përfundimit të garave të tyre.