Edi Rama: Vrasja e Ivanoviqit, Akt Qëllimkeq që Nxit Urrejtje

E publikuar: 16/01/2018 13:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq, në Mitrovicën Veriore, ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë.

Në një postim në profilin e tij në “Facebook”, Edi Rama ka shprehur keqardhje të thellë për tragjedinë e Oliver Ivanoviqit.

Atentatin ndaj Ivanoviqit, Rama e ka quajtur akt qëllimkeq që nxit urrejtje e tension.

“Përpjekjet për dialogun e paqen s’duhen ndalur! Duhen thelluar!”, ka theksuar shefi i Qeverisë shqiptare.

Vrasjen e Ivanoviqit e ka dënuar edhe Bashkimi Europian./kallxo.com/