Edi Rama pas incidenteve të ditëve të fundit: Policia do të jetë e pranishme në të gjithë vijën bregdetare

E publikuar: 29/06/2021 13:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Edi Rama, në një komunikim për mediat u shpreh se Policia e Shtetit do të jetë e pranishme në të gjithë vijën bregdetare, ndërsa shtoi që subjektet të largohen nga sipërfaqet që nuk i takon me ligje dhe rregull.

“I bëj thirrje që të largohen nga sipërfaqet që nuk i takon me ligj dhe me rregull.

Policia e Shtetit do të jetë e pranishme në të gjithë vijën bregdetare. Plazhet janë të qytetarëve dhe për aq sa subjektet private janë përfshirë në garantimin e sezonit turistik janë të tyre si përgjegjësi aty ku i është njohur ligjërisht”, tha Rama.