
Pas vendimit të qeverisë shqiptare për mbylljen e aplikacionit për një periudhë 1-vjeçare, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike në bashkëpunim me Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka kërkuar edhe zyrtarisht mbylljen e TikTok në Shqipëri nga kompanitë e internetit.
Në një e-mail të dërguar të gjitha subjekteve ISP (ofruesve të shërbimeve të internetit), AKEP kërkon që të bllokohet aksesi në rrjetin sociale që numëron rreth 1.5 milion përdorues në Shqipëri, raporton A2CNN.
1. Bllokimi i IP-ve të Tik Tok në territorin e Shqipërisë.
2. Bllokimi i DNS-ve te TikTok në territorin e Shqipërisë,
3. Bllokimi i SNI (Server Name Indications) të Tik Tok në territorin e Shqipërisë.