Edhe Pacolli pjesë e fazës finale të dialogut (Foto)

E publikuar: 24/06/2018 16:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, është duke marrë pjesë në takimin e parë të fazës finale për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Pacolli bashkë me presidentin Thaçi janë duke marrë pjesë në këto bisedime që janë duke u ndërmjetësuar nga përfaqësuesja e lartë e BE-së, Frederica Mogherini.

Kështu, faza e fundit e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e quajtur si finalja e madhe filloi zyrtarisht sot në Bruksel.

Për herë të parë, në këtë takim do të diskutohet për marrëveshjen përfundimtare të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.