“Edhe na jemi dekë sot me ty”, fjalët prekëse të motrës së 26-vjeçarit nga Kosova që vdiq në Amerikë

E publikuar: 16/12/2021 20:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

K.K, 26-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën në një aksident trafiku që ndodhi sot rreth orës 00:15 (me orë lokale), në Morris Park Avenue, në Bronx të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Vdekja e tij padyshim që ka prekur të gjithë, e sidomos të afërmit dhe familjen e tij.

Madje, motra e tij ka shkruar që bashkë me të sot ka vdekur e gjithë familja.

“Ah bre vllau jem, qysh me jetu pa ty. Edhe na jemi dekë sot me ty. Të dua pafund. Pusho në parajsë, engjëlli im”, shkroi ajo.