Edhe djali i presidentit Hashim Thaçi reagon pas aktakuzës së Speciales ndaj babait të tij

E publikuar: 26/06/2020 11:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Para dy ditësh, Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë njoftoi se ka ngritur aktakuzë ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit.

Në vazhdën e reagimeve dhe deklaratave pas ngritjes së aktakuzës, tani përmes një storie në Instagram ka reaguar edhe Endrit Thaçi, djali i presidentit Hashim Thaçi.

Endriti ka publikuar një fotografi të babait të tij të veshur me uniformën e ushtrisë përkrah Kadri Veselit.