Edhe 146 qytetarë afganë arritën sot në Kosovë

E publikuar: 04/08/2022 14:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Share:

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se sot në Kosovë kanë ardhur edhe 146 qytetarë afganë.

Ai tha se procedurat e pritjes së tyre tashmë kanë përfunduar dhe janë akomoduar sipas marrëveshjeve paraprake.

Ky proces po zhvillohet jashtëzakonisht mirë falë bashkëpunimit të ngushtë me aleatët tanë, ShBA dhe NATO”, ka shkruar Sveçla.

Ai tha se Kosova është e angazhuar maksimalisht në këtë çështje në koordinim me të gjithë akterët e brendshëm institucionalë dhe shtetet aleate të Republikës.

“Jemi të angazhuar maksimalisht që të gjithë qytetarëve që po ballafaqohen padrejtësisht me konflikte e luftë, të ju mundësojmë strehim, mirëqenie e siguri për aq kohë sa janë në shtetin tonë”.

Për pritjen e afganëve në Kosovë edhe vetë Sekretari amerikan i Shtetit ka falënderuar presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!