E padëgjuar, “Ramushi erdhi me detyrë për ta sulmuar një ambasadë jugosllave” – rrëfimi i Nasim Haradinajt

E publikuar: 12/06/2024 23:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-gjenerali Nasim Haradinaj, ka folur në “Pressing” edhe për Ramush Haradinajn, tash kryetar i AAK-së.

AI ka thënë se në vitin 1991 Haradinaj ka shkuar në Suedi për ta kërkuar miratimin që ta sulmonte një ambasadë jugosllave.

Por, Nasim Haradinaj tha se nuk pranuan që ai ta bënte këtë – pasi nuk donin ta sakrifikonin në atë formë.

“Ramushi në 1991 ka ardhur me një detyrë me bë konkretisht, ne nuk kemi qenë dakord me bë atë detyrë, sepse nau ka dhimbtë me çu dëm. Ka ardhur me na vet neve, me marrë miratimin. E mirë ka qenë me sulmu një ambasadë jugosllave. Ka ardhur me na pyet cilën t’i themi ne ai me kry. Veç ka mjaftu me i thënë ne. Ai ka qenë i bindur që shpëton, ne kemi qenë të bindur që është gjynah këtë far djali me lon dhe tash e dimë që kemi bërë mirë. Ramushi prej atij rasti ka qenë në lëvizje”, ka thënë Haradinaj. /Gazeta Express