E mposhti edhe Prishtinën, Ballkani arratiset në kreun e tabelës

E publikuar: 28/10/2020 16:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Skuadra e Superligës së Kosovës, Ballkani, vazhdon të mbetet lider i padiskutueshëm i renditjes tabelare edhe pas xhiros së nëntë të kampionatit, raporton KosovaPress.

Sot, skuadra nga Suhareka, e cila drejtohet nga trajneri Ismet Munishi e ka mposhtur edhe klubin nga kryeqyteti, Prishtinën, me rezultat 2-1 pas një rikthimi senzacional në minutat e fundit të ndeshjes nga 0-1, në 2-1.

Pas nëntë ndeshjeve, Ballkani kryeson tabelën me 22 pikë, gjashtë më shumë se vendet dy dhe tre që mbahen nga Drita dhe Gjilani.

Nga ana tjetër, Prishtina ka 11 pikë të mbledhura dhe pozicionohet në vendin e katër.