E kryer, Locatelli transferohet te Juventusi

E publikuar: 17/08/2021 15:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Manuel Loctelli kalon te Juventusi.

Locatellit më në fund i është plotësuar dëshira që të bashkohet me Juventusin.

Pas shumë bisedimesh Juventusi dhe Sassuolo kanë rënë dakord për çmimin e tij.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, marrëveshja mes dy klubeve është arritur për shumën e rreth 35 milionë eurove, plus bonuset.

Ndërsa futbollisti do të nënshkruajë kontratë pesë-vjeçare të vlefshme deri në qershor të vitit 2026.

Zyrtarizimi i mesfushorit si futbollist i “Zonjës së Vjetër” do të bëhët gjatë ditëve në vijim.