E kanosi prokurorin përmes rrjeteve sociale, i dyshuari arrestohet në Aeroportin e Prishtinës

E publikuar: 29/12/2024 08:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person i dyshuar për kanosje ndaj një prokurori të shtetit është arrestuar në Aeroportin e Prishtinës.

Sipas raportit policor, i dyshuari e kishte kanosur prokurorin përmes rrjeteve sociale.

Rasti raportohet të ketë ndodhur nga 12.12.2024.

“Është arrestuar në ANP i dyshuari kosovar nën dyshimin se përmes rrjeteve sociale ka kanosur viktimën (prokuror i shtetit). Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”- thuhet në raportin e Policisë më 29.12.2024