E godet me shishe qelqi në kokë pasi refuzoi blerjen e armës

E publikuar: 22/05/2022 09:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person ka raportuar në Polici se një person i panjohur e ka goditur me shishe qelqi në kokë.

Sipas viktimës, krejt kjo ngjarje ka ndodhur pasi i dyshuari iu kishte ofruar dhe e kishte pyetur nëse është i interesuar për të blerë një armë, dhe pasi viktima kishte refuzuar ta blente armën i dyshuari e kishte goditur me shishe qelqi në kokë.

I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes me veturë.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se një i dyshuar mashkull deri më tani i pa njohur iu kishte ofruar dhe e kishte pyetur nëse është i interesuar për ta blerë një armë, pasi viktima kishte refuzuar i dyshuari e ka goditur me një shishe qelqi në kokë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.