E frikshme: Deri në korrik u raportuan 41 raste të dhunimeve

E publikuar: 31/08/2022 11:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vetëm gjatë këtyre shtatë muajve të këtij viti, janë raportuar 41 raste të dhunimeve në Kosovë. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, Policia thotë se ka rënie të theksuar të këtyre rasteve.

Sipas statistikave të Policisë, në të njëjtën periudhë në vitin e kaluar janë regjistruar 59 raste të dhunës seksuale.

Ndërkaq, në tërë vitin 2021 janë raportuar 102 raste të dhunimit.

Policia thonë se kanë kryer edhe fushata vetëdijësuese me qëllim të inkurajimit të viktimave për të raportuar të gjitha rastet.

“Policia e Kosovës trajton me seriozitet të lartë të gjitha rastet duke përfshirë edhe rastet e dhunës seksuale. Ndër vite policia ka realizuar edhe fushata vetëdijësuese me qëllim të inkurajimit të viktimave për të raportuar të gjitha rastet veçanërisht rastet e ndjeshme si dhuna seksuale, dhuna në familje etj, e që përveç punëve operacionale gjithashtu objektiv i Policisë ka qenë parandalimi dhe reduktimi i rasteve të tilla”.