E dhimbshme: ‘Tottin po e largojnë me forcë nga Roma’

E publikuar: 26/05/2017 11:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zdenek Zeman ka thënë se Roma po e largon me forcë legjendën Francesco Totti
Ish trajneri i Romës, Zdenek Zeman ka kritikuar drejtuesit e skuadrës romake, të cilët me forcë po e largojnë Francesco Tottin në fund të këtij edicioni.

Italian të dielën do të luaj ndeshjen e tij të fundit në karrierë për Romën, por jo të fundit në karrierë si futbollist profesionist.

Kjo pasi, të premten Totti tregoi se nuk do të pensionohet, por vetëm do të largohet nga Roma.

“Totti nuk tha se është duke u pensionuar. Të tjerët kanë vendosur që ai të mos luaj më për Romën”, tha Zeman për La Gazzetta dello Sport.

“Shpresoj që Totti do të vendos të vazhdojë të kënaqet dhe të shijojë vetën sërish. Por, nuk e imagjinoj duke shkuar te një skuadër tjetër italiane”.

Totti me Romën në 24 vite karrierë, ka fituar një titull të Serie A, ka përfunduar tetë herë në vendin e dytë dhe ka fituar dy herë Coppa Italia. /Express/