Dzeko pas fitores ndaj Chievos: Ishte vendimtare, ndaj Liverpoolit si kundër Barçës

E publikuar: 28/04/2018 22:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sulmuesi i Romës, Edin Dzeko, ka thënë se fitorja ndaj Chievos ishte vendimtare.

Pas kësaj boshnjaku shpreson për një rikthim të rezultatin në Ligën e Kampionë ndaj Liverpoolit, ashtu si ndaj Barcelonës.

“Kjo ndeshje ishte e rëndësishme për sezonin e ardhshëm dhe kualifikimet në Ligën e Kampionëve, ishte vendimtare dhe kemi bërë mirë”, ka thënë Dzeko për Mediaset Premium dhe Sky Sport Italia.

Në fitoren 4-1 të Romës ndaj Chievos, Edin Dzeko shënoi dy gola (Foto: Getty Images)

“Duhet të jemi gati për të mërkurën, nuk ishte lehtë as sot, posaçërisht pas kartonit të kuq, por fal Alissonit ne nuk pranuam gol nga penalltia. Mund të ishte ndryshe”.

“Duhet të bënim më shumë nga shanset tona në pjesën e parë”.

“Ndaj Liverpoolit shpresoj të jetë një ndeshje si ajo e Barcelonë. Duhet të japim gjithçka që nga fillimi, stadiumi do jetë plot dhe ne do bëjmë më të mirën. Nuk dua të mendoj për ndeshjen e parë, është mirë të shikosh përpara dhe do jetë më mirë për ne në shtëpi”.

“Do të shikojmë se çfarë do të ndodh. Tifozët do jen pas nesh, ashtu siç ishin ndaj Barcelonë dhe ne do të bëjmë një paraqitje të madhe”, ka thënë Dzeko. /Telegrafi/