Dzeko arrin marrëveshje personale me Interin

E publikuar: 08/08/2021 15:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Interi është afër transferimit të Edin Dzëkos.

Interi është vënë në kërkim të futbollsitëve për repartin e sulmit pasi Romelu Lukaku do të largohet në drejtim të Chelseas.

Klubi italian po synon transferimin e Edin Dzekos dhe Duvan Zapatas si zëvendësues të belgut.

Sipas Fabrizio Romanos, skuadra e Simone Inzaghit tashmë ka arritur marrëveshje me Dzekon për blerjen e tij.

Futbollisti pritet të nënshkruajë kontratë dy-vjeçare me “Nerazzurët” të vlefshme deri në qershor të vitit 2023.

35-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 38 paraqitje me fanellën e Romës në të gjitha garat duke realizuar 13 goal dhe pesë asistime.