Dyshime për ndeshje të kurdisura në futbollin kosovar

E publikuar: 20/07/2020 23:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

U shënuan hiç me pak se nëntë gola. Por realizmi i tyre në ndeshjen mes Trepçës 89 dhe Llapit që u zhvillua të shtunën ngjalli shumë reagime se ndeshje ishte e kurdisur. Krejt kjo pasi që disa gola u shënuan me shumë lehtësi.

Por, gjithë kjo ngjarje duket se nuk ka kaluar edhe pa vëmendjen e Prokurorisë së Shtetit.

Këta të fundit pritet ta hetojnë këtë ndeshje nëse ishte e kurdisur apo jo.

Këtë e ka konfirmuar për T7 Prokurori dhe kryetari i Këshillit Kombëtar për luftimin e dukurive negative në sport Besim Kelmendi.

Kelmendi për ta zbardhur këtë rast thotë se do të kërkoj edhe ndihmën edhe UEFAF-së e cila ka kompani të specializuar për t’i monitoruar kampionatet e vendeve anëtare dhe për të identifikuar ndeshje të trokuar.

E trajneri i futbollit, Ardian Llumnica përmend disa nga elementet që e bën të dyshimtë ndeshjen mes Trepcës 89 dhe Llapit.

Dyshime se kishte kurdisje të ndeshjeve edhe në duele tjera të superligës së Kosovës në futboll nuk kanë munguar.

Për këtë tashmë ka veprime konkrete edhe në prokurori.

Ndërkohë se janë të përfshirë në trukimin e ndeshje e kanë mohuar pronarët e klubeve të Llapit dhe Trepcës 89, gjatë paraqitjeve të tyre në media.

E kryetari i FFK-së, Agim Ademi nuk ka pranuar të flasë për këtë çështje.